Nuk i dha dot tre pikët Southampton, Armando Broja: Goditje e madhe! Nëse do të ishte ditë tjetër, do kisha realizuar më shumë gola

Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Brighton. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 30 për Southampton duke e gënjyer bukur mbrojtësin kundërshtar, për të ndalur topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për sulmuesin shqiptar në Premier League për katër aktivizimet e tij si titullar, ndërsa nuk ka mundur të realizojë vetëm ndaj Liverpul.

Broja i është afruar edhe dopietës personale në pjesën e dytë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Një performancë fantastike ku lojtarët e Brighton e kanë goditur jo pak herë nga këmbët, duke e parë si mundësinë e vetme për ta ndalur. Për këtë arsye trajneri Hasenhutl zgjodhi që ta largonte në minutën e 80 duke i lënë vendin Armstrong.

Fatkeqësisht Southampton nuk i mori dot tre pikët pasi Maupay barazoi në minutën e 8 të shtesës, për ta mbyllur takimin në 1-1. Në fundin e takimit, Broja është shprehur: “Ishte një goditje e madhe për ne. Ndeshja po shkonte në mënyrën e duhur, kemi dominuar në dy pjesët. Ta pësosh në këtë mënyrë, është shumë zhgënjyese. Nuk është ndjenja më e mirë kjo tani, por duhet të ecim para.

Mendoj se kisha mundësi të tjera për të shënuar edhe disa gola të tjerë sot, nëse do të ishte një ditë tjetër, mund të kisha shënuar m tepër. Do të vazhdoj që të punoj dhe të zhvillohem më shumë si lojtar. Jemi një grup i mirë i lojtarëve që kërkojnë më të mirën”, ka thënë Armando Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online