VIDEO/ Partizani e mund Bylisin me skemë dhe kryeson Superioren me pikë të plota, Egnatia befason me fitoren në Laç

Partizani ka arritur një tjetër fitore në drejtim të Kolelës. Këtë herë të kuqtë kanë mundur me shifrat 0-1 Bylisin. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 29 me një skemë nga goditja e dënimit, që dukej se ishte provuar shumë herë në stërvitje. Da Silva nisi një top të bukur për te Skuka, që gjeti rrjetën dhe menjëherë tregoi se ishte gol me tru.

Sulmuesi kishte humbur një mundësi të artë që në minutën e 3 për të shënuar. Kështu do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën Bylisi kishte një mundësi të artë për të shënuar. Qardaku la në vend Bitrin me një driblim të bukur në të 64, por goditja e tij shkoi thuajse ngjitur me shtyllën. Kështu Partizani arrin që të marrë 9 pikë në 3 javët e para të Superiores.

Ndërkohë tronditja e madhe erdhi nga Egnatia kundër Lacit në transfertë. Ekipi i Tetovës nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit për të shënuar. Me nisjen e pjesës së dytë, De Large do të përfitonte nga vendosja e gabuar te Laci për të gjetur golin e vetëm të takimit që do t’i jepte tre pikët Egnatias në transfertë. Në të 72 do të vinte goli tjetër nga De Larg, që u anulua pasi Musta ishte në pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. /Sport Ekspres/

Bylis-Partizani 0-1 Skuka 29′

Bylis: Haremi, Trumci, Damcevski, Janku, Qardaku, Macoli, Ruci, Kacorri, Lorran, Souza, Qoshku

Partizani: Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Murataj, Matondo; Da Silva; Cara, Skuka

Laçi-Egnatia 0-1 De Large 46′

Laçi: Dajsinani; Velkoski, Turkaj, Alla; Roganovic, Manellari, Spahiu, Ziko; Mazrekaj, Adeleke, Ivkovicin

Egnatia: Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Kacbufi; Zejnullai, Hamzat, Medeiros; Delarge, Jackson, Musta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online