Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në inagurimin e “Air Albania Stadium”. Si një “xhevahir” të vërtetë e ka quajtur numri një i organizatës më të madhe të futbollit në Europë këtë arenë të ndërtuar në Shqipëri.
Por para ardhjes në vendin tonë është përuruar edhe një tjetër stadium në Europë. Bëhet fjalë për “Puskas Arena” në Budapest. Kapaciteti i tij është 68.000 spektatorë dhe me kushte fantastike. Ky inagurim erdhi në ndeshjen miqësore ndaj Uruguajit. Megjithëse rezultati nuk ishte ai i kërkuari prej tifozëve që e kishin stërmbushur stadiumin me kuriozitetin e madh për ta parë të përfunduar. Golat e Cavanit dhe Rodriguez do ta nxirrnin vetëm për statistika realizimin e Salait. /Sport Ekspres/