VIDEO/ Pandemia nuk e frenon aspak, City i Guardiolës i jep leksione Chelsea-t

Manchester City ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të këtij viti në Premier League. Skuadra e Guardiolës është prekur nga pandemia kohët e fundit me rastet që sa vijnë e shtohen te “qytetarët“, megjithëse as Covid-19 nuk ia ka dalë t’i frenojë në fushën e lojës. Klubi britanik ka mposhtur 1-3 Chelsea-n në “Stamford Bridge”, duke i dhënë kështu një leksion Frank Lampardit.

Serinë e golave e ka hapur Gundogan në minutën e 18, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë ishte Phil Foden që dyfishon shifrat. Por nuk janë ndalur me kaq, pasi në të 34-tën minutë ishte Kevin De Bruyne ai që tundi sërish rrjetën, pas atij sprinti dhe shtyllës së goditur nga Sterling. Chelsea reagon vetëm në momentet e fundit të lojës, kur Hudson Odoi shënon golin e nderit në shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/LyndioSport/status/1345778522246307841

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *