Organizimi i finales së Champions League në Paris rezultoi një dështim i madh. Ndeshja u vonua dhe u shty pasi tifozët e Liverpulit nuk kishin mbërritur ende tribuna. Kjo jo për shkak se anglezët e lanë me vonesë që të vinin për në stadium, por sepse radhët ishin të gjata në momentin që duhej të futeshin në “Stade de France”.
Disa tifozë kërkuan të hynin pa biletë duke kaluar kangjellat. UEFA raportoi se të tjerë po përdornin bileta fallco që nuk mund të aprovoheshin në hyrje dhe kjo shkaktoi kaosin e madh. Për të evituar rastet e fundit, policia gjendej aty dhe me kundërshtimet e para që vinin nga tifozët me bileta fallco, që ankoheshin për të “drejtën e tyre”, vinte edhe gazi lotsjellës.
Por pamje skandaloze dhe në kufijtë e kafshërores ishin ato kur një polic ngatërroi tërësisht objektiv. Teksa duhej të largonte një tjetër tifoz, gazi lotsjellës i ka shkuar një personi që kishte biletë të rregullt dhe me gjithë qetësinë që e shoqëronte, kërkoi vetëm që të hynte në stadium. /Sport Ekspres/
Lui il fait tellement de la peine avec son billet en main, il se fait gazzer, il est apeuré totalement dans le regard. Quelle honte. https://t.co/2T4vu4tGk1 pic.twitter.com/g9RL6OdbVG
— Jason Burne (@Monty_Brogan69) May 29, 2022