Gjithçka ka nisur në mënyrën më të mirë për Lushnjen në këtë sezon të ri, duke fituar tre takimet e para në Kategorinë e Parë. Gjithashtu edhe në Kupë kishim një paraqitje të mirë nga kjo skuadër, por është dorëzuar ndaj Devollit në ditën e sotme.
Në javën e katërt të kampionatit, ka ardhur humbja në transfertë ndaj Devollit me rezultatin 2-1. Kjo e kushtëzuar edhe nga dalje me karton të kuq nga Mone në fund të pjesës së parë. Por miqtë u futën në fushë dhe arritën të kalonin të parët në avantazh me Cankën.
Ky i fundit po shndërrohet në heroin e kësaj skuadre me golat e tij, duke krijuar përshtypjen se perfeksion do të prekej me 12 pikë të plota, duke ia dalë edhe me 10 lojtarë në fushë. Por barazimi do të vinte në minutën e 76, me Dervishin që 7 minuta më vonë i shkaktoi edhe humbjen e parë Lushnjës. Ndërkohë pas kësaj fitore, Devolli mban vendin e parë me 10 pikë, 1 më tepër se Lushnja dhe Apolonia. Në një stadium të stërmbushur nga tifozët, është dhuruar spektakël ashtu siç i kemi parë nga përkahësit e Islandës. /Sport Ekspres/
https://www.facebook.com/KlubiSportivDevolli/videos/452032598991795/