“Santiago Bernabeu” po bëhet gjithmonë e më tepër gati për të mirëpritur sportdashësit me pamjen e re. Stadiumi i Realit të Madridit po pëson ndryshime të mëdha, megjithëse numri i ulësve për tifozët mbetet i pandryshueshëm, 81.000 vende.
Por nga ana tjetër lartësia e stadiumit është rritur me 10 metra në mënyrë që të shtohet një çati e luajtshme. Mediat spanjolle kanë raportuar këto ditë se edhe ndeshjet e basketbollit të Realit të Madridit mund të zhvillohet në Santiago Bernabeu. Kjo në saj të çatisë së lëvizshme që e kthen vendin të përshtatshëm edhe për sportet e tjera të mbyllura.
Mbetet ende që të shihet sesi do të ndryshojë pamja e “Santiago Bernabeut” që brenda pak muajsh do të jetë gati. Nga ana tjetër pritet që Reali të shesë të drejtat për emrin e stadiumit pas mbarimit të punimeve dhe me siguri Bernabeu do të ketë tjetër emër në të ardhmen. /Sport Ekspres/
The new-look Santiago Bernabeu. ?pic.twitter.com/7jhxw8W7xK
— The Sportsman (@TheSportsman) July 16, 2021