Etrit Berisha nuk po kalon një kohë të mirë në karrierën e tij. Pas shkëlqimit te SPAL do të vinte kalimi te Torino. Por me trajnerin Juriç, gardiani shqiptar nuk numëron ende një paraqitje të vetme në këtë sezon të Serisë A. Shpresa ishte e madhe për rikthimin si titullar të paktën në mbrëmjen e djeshme ndaj Venecias.
Shumë kritika kishte për paraqitjet e dobëta të serbit Milinkovic Savic, megjithatë Juriç nuk e ndryshoi sërish zgjedhjen e tij. Dy goditje në portë dhe dy gola të pësuara, statistikat vazhdojnë që të rëndojë edhe kundër Venecias, por Berishës nuk po i jepet ende mundësia. /Sport Ekspres/