Ish-lojtarët e Tiranës po shkëlqejnë në Europë. Pas dopietës dhe asistit të Taulant Seferit, ishte Vesel Limaj që la gjurmën e tij në Rumani. Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë të takimit në minutën e 11.
Ai arriti të rrotullohej bukur me topin në zonë, ndërsa pa e parë portën, gjeti cepin e rrjetës. Kështu arriti të mposht gardianin kundërshtar dhe të nisi festën legjitime te Hermanstadt në ndeshjen që po zhvillonin kundër FC Arges. /Sport Ekspres/