Botërori fillon pas katër ditësh dhe probleme të reja janë shfaqur pasi tifozët publikuan pamjet e akomodimit. Ky kompeticion fillon të dielën me ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Skandale të shumta pasuan turneun që na pret që nga momenti kur Katarit iu dha mundësia për ta pritur Botërorin. Në kantieret e stadiumit, siç raportojnë mediat e huaja, ndërruan jetë mijëra punëtorë. Katari ka njoftuar se rregullat e sjelljes në vend do të jenë shumë të rrepta, pasi pritet të vijnë rreth një milion tifozë nga e gjithë bota. Problemi më i madh ishte akomodimi për kaq shumë njerëz dhe organizatorët vendosën të përpiqen të gjejnë një zgjidhje.
Kështu ata ndërtuan vendbanime çadrash që i reklamuan si një mundësi për të pritur tifozët nga e gjithë bota. U njoftua se akomodimi do të ishte luksoz, por tifozët e parë që mbërritën në Katar u tronditën nga ajo që panë. Dhomat kishin vetëm një krevat druri me dyshekë dhe një komodinë të vogël, asnjë derë teksa çadrat janë të mbushura me njerëz. Nga ana tjetër nuk ka çati apo mbulim për hije, problem më vete për shkakun e temperaturave të larta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
I feel bad for those staying in these tents. It’s gonna be hot AF, and if there is a sand storm u can kiss those tents goodbye.#LoBaratoSaleCaro#QatarWorldCup2022 pic.twitter.com/wuRpAj7fjN
— #GoFundMeSpenceBud (@Chris120778) November 14, 2022