VIDEO/ Ostende fiton, shqiptarët thërrasin Gurin te flamuri kuqezi!

Ostende vazhdon të mrekullojë në Belgjikë, duke fituar takimin e sotëm brenda fushe ndaj Zulte Varegen, teksa Sindrit Guri ka luajtur 58 minuta, edhe pse nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, kur rezultati i takimit ishte ende 1-1 pas golit të miqve me Harbaui dhe barazimit vendas të Faes.

Pas daljes së shkodranit, ka ardhur edhe goli i dytë i Ostendes, me Vandendrishe, teksa Sakala ka vulosur rezultatin 3-1 përfundimtar. Festë në fund të ndeshjes, por edhe një episod kurioz… Në tribunën pas porte, ku ishin vendosur tifozët e zjarrtë të Ostendes, që këndonin, dëgjohej thirrja “Guri, Guri!”, teksa dy tifozë, një burrë dhe një fëmijë, kërkonin që sulmuesi të vinte aty, teksa mbanin edhe flamurin e Shqipërisë…

https://www.facebook.com/KVOostende/videos/684206055290754/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *