Kolumbia ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës duke eliminuar Uruguain e Luis Suarez dhe Kavanit. Koha e rregullt ka përfunduar pa gola, pavarësisht rasteve të pastra që u krijuan nga të dy Kombëtaret. Kolumbia kishte mundësi më të mira për ta mbyllur takimin pa qenë e nevojshme që të shkohej në ruletën ruse, por Duvan Zapata nuk ka konkretizuar para portës kundërshtare.
Ndërkohë David Ospina është kthyer në “Somerin” e Kupës së Amerikës. Pra me të njëjtën prezencë të frikshme ashtu si edhe gardian i Zvicrës në Europian, Ospinës arriti t’i shënonte vetëm Kavani dhe Suarez nga pika e bardhë. Portieri i Kolumbisë ndali me sukses Gimenez dhe Vinan, ndërsa nga ana tjetër nuk u humb asgjë nga ekzekutimet e Zapatës, Sanchez, Mina dhe Borja. /Sport Ekspres/