Andre Onana është sërish protagonisti kryesor i Mançester Junajtedit. Portieri i “djajve të kuq” ka hedhur në erë në pak sekonda të gjithë punën e bërë nga skuadra përgjatë lojës. Skuadra angleze ishte duke udhëhequr me shifrat 1-2 në transfertën kundër Lionit dhe po priste nga çasti në çast vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Por në sekondat e fundit të lojës, gabimi i portierit kamerunas i ka hequr nga duart fitoren ekipit të tij.
Onana nuk arrin dot të kontrollojë topin pas një goditjeje të kundërshtarit, duke e lënë sferën në zonën e tij. Çerki u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Lioni fiksoi shifrat në 2-2, duke e mbyllur në baraspeshë ballafaqimin e parë, të vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Europës./Sport Ekspres/