VIDEO/ Olainka nuk ndalet në Europa League, shënon golin e fitores kundër ekipit francez

Peter Olainka vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive me skuadrën e tij, Slavia e Pragës. Ekipi çek mori një fitore mbrëmjen e sotme me shifrat 1-3 në transfertën kundër Nisës, ku protagonist i rëndësishëm ishte edhe lojtati nigerian.

Ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut në Superiore nuk di të ndalet në Europa League, pasi sot shënoi golin e tij të dytë në këtë kompeticion. Gjatë një goditje nga këndi për Slavian e Pragës, Olainka tregohet i saktë në zonë dhe me kokë e ndal topin në rrjetë.

Mesfushori nigerian tundi rrjetën vetëm 4 minuta pasi kundërshtarët kishin barazuar, duke i dhuruar sërish avantazhin skuadrës së tij, e cila do të trefishonte më pas shifrat me Abdallah Sima 10 minuta më vonë. Slavia e Pragës merr kështu 3 pikët e radhës, duke ruajtur kreun e grupit me 9 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noob_fcb/status/1332075720932253704

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online