VIDEO/ “Oh Myrto Uzuni ynë”! Goli fantastik i shqiptarit, çfarë dedikimi nga faqja e MLS!

Austin FC u mposht 1-2 nga Los Angeles në një ndeshje që dhuroi emocione, por momenti më i bukur i takimit erdhi nga këmbët e shqiptarit Myrto Uzuni.

Sulmuesi kuqezi realizoi një supergol nga distanca, duke lënë pa asnjë shans portierin kundërshtar. Një goditje e pastër, plot klas dhe instinkt, që elektrizoi tifozët dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen në gjithë rrjetet sociale.

Edhe vetë faqja zyrtare e MLS reagoi me entuziazëm pas këtij momenti spektakolar, duke shkruar: “Oh Myrto Uzuni im”, një frazë që pasqyron më së miri bukurinë e golit dhe impaktin që pati në ndeshje.

Një realizim që konfirmon formën e mirë të Uzunit dhe aftësinë e tij për të bërë diferencën në çdo moment. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/