Armando Dobra ka shpërthyer në ndeshjen e sotme të “FA CUP”. Ekipi i tij, Chesterfield, është pjesë e National League, shumë larg nivelit profesionist të vërtetë të futbollit anglez. Ndërkohë kundërshtari në FA CUP është WBA, pjesë e Championship.
Por kjo nuk e ka ndalur Armando Dobran që të realizojë dy gola. Futbollisti i Shqipërisë po kalonte një formë fantastike te Chesterfieldi dhe këtë e dëshmoi më së miri edhe në takimin e sotëm. Për momentin Chesterfieldi është duke fituar me shifrat 3-2. /Sport Ekspres/