Armando Sadiku e ka rigjetur veten si në kohët e arta kur ishte pjesë në kampionatin zviceran. Një aventurë për t’u harruar ishte ajo te Levante, ndërsa erdhi dhe huazimi te Malaga. Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë edhe në përballjen që po zhvillohet aktualisht kundër Extremadura.
Një aksion i bukur nga krahu i majtë i sulmit të Malagas me Sadikun që e nuhat portën kundërshtare, duke qenë fare pranë saj për të shtyrë topin në rrjetë. Ky ishte goli i 11 sezonal i këtij futbollisti, që do të vazhdojë të jap kontributin e tij edhe me fanellën e Shqipërisë, teksa është kthyer në yllin e ekipit spanjoll. /Sport Ekspres/