Thomas Strakosha e ka nisur nga minuta e parë te Brentford për FA Cup. Megjithatë portieri shqiptar nuk kishte një shije të mirë në humbjen me shifrat 0-1 ndaj West Ham.
Në goditjen e vetme në portë, Brentfordi e pësoi ndaj kundërshtarit. Benrhama lëshoi një predhë nga distanca në të 80 duke lënë të shtangur në vend Strakoshën. /Sport Ekspres/