VIDEO/ Nuk ka ndërmed t’i thotë “stop” ecurisë pa humbje, Skënderbeu befason Laçin në minutat e fundit

Laçi ka dështuar sot të marrë 3 pikët kundër një prej ekipeve me ecurinë më pozitive për vitin 2020 në Superiore. Shifrat flisnin për kurbinasit deri në minutën e 88, kur Krasniqi shuan shpresat e miqve. Skënderbeu tregon se është një kockë e fortë në kampionat këtë sezon dhe nuk ka ndërmend t’i japë kaq shpejt fund serisë pozitive pa humbje në Superiore.

Laçi kaloi shumë shpejt në avantazh, pasi që në minutën e 7 të takimit do të gjente golin. Arbitri kryesor akordoi një penallti që në minutat e para të ndeshjes dhe Shehaj nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Megjithatë në fund rezultati do të shënonte 1-1 dhe skuadrat do të ndanin kështu nga 1 pikë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Imami, Pëllumbi, Dita, Daja, Elezi, Elvi Berisha, Bregu, Gripshi, Krasniqi.

Laçi: Stazhilla, Shehu, Selmani, Ignjatovicc, Gumares Xhunior, Greca, Fangaj, Deliu, Lushkja, Turkaj, Xhixha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online