Tirana është duke u përballur kundër Dinamos në derbin e parë që do të na paraprijë dhe shumë të tjera në këtë sezon. Por në këtë rast flitet për një përballje miqësore. Të paktën kështu cilësohet në letër, pasi në fushë ka nerva të larta dhe duele të ashpra.
Në një moment situata ka degraduar disi teksa Ngo është përplasur me mbrojtësin e Dinamos duke e provokuar malazezin Sofranac, pas një dueli në ajër. Padyshim që sjellja e Ngo ishte tërësisht për t’u evituar në atë rast, por të dy lojtarët i ka dhënë dorën njëri-tjetrin në fund. /Sport Ekspres/