Vendi i parë në kampionatin italian i takon sërish Milanit. Interi bëri detyrën duke fituar dhe nisi të kërcënonte kundërshtarët e përjetshëm, por ndaj Sasuolos nuk pati suprpriza për kuqezinjtë. “Djalli” nuk hedh hap flas, teksa fiton me shifrat 1-2 në takimin e sotëm.
Një ndeshje kjo që ka nisur vrullshëm, duke vendosur edhe një rekord të ri në Serie A. Vetëm 6 sekonda mjaftuan dhe Leao tundi rrjetën. Një kohë kjo për rekord në elitën e futbollit italian. Më pas ishte Saelemaekers ai që dyfishoi rezultatin, ndërsa një minutë përpara fundit të kohës së rregullt Berardi ngushton diferencat, por pa mundur të ndryshojë fatin e këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/