Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi ka mar një rezultat mjaft pozitiv në fazën e dytë të paraeliminatoreve të Uefa Champions League, dukë barazur me rezultatin 2-2 me kampionët e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit. Skuadra shqiptare shënoi e para me anë të Queven në minutën e 25-tën, por në fund të pjesës së parë Arijan Ademi barazoi shifrat për Dinamon e Zagrebit.
Vendasit ishin në kontroll të lojës në pjesën e dytë dhe në minutën e 86-të Petkoviç përmbysi shifrat. Farmirësisht për Shkupin, Cephas barazoi në minutën e 90-të duke mbajtur gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Maqedoninë e Veriut. Bardhekaltrit bëjnë krenar tifozët shqiptar dhe dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur në futboll./Elio Hajdari-Sport Ekspres/