VIDEO/ Nuk ia pasoi shokut të ekipit që i ishte borxhli! Sokol Cikalleshi kërkon falje për “mëkatin”, Gurler: U puthëm në faqe

Konyaspor arriti që të fitonte ndaj Goztepes në shifrat 0-2 në transfertë. Të dy golat e shënuara erdhën nga Sokol Cikalleshi, që do të shërbëhej në të dy rastet nga ana e Serdar Guler. Më veçanërisht në golin e dytë, atje ku topi i hapur nga ana e Guler ishte i kalibrit të lartë. Por Cikalleshi nuk ia ktheu borxhin në minutat e fundit dhe la egoizmin që ta udhëhiqte.

Sulmuesi kërkoi që të shënonte edhe golin e tretë me dëshirën për të kaluar portierin, ndërsa pas shpinës së tij gjendej Serdar Guler që po e kërkonte pasimin pasi gjendej me portën e boshatisur. “Unë i kërkoj falje Serdarit. Duhej ta kisha pasuar, do ta bëj në ndeshjen tjetër”, tha Cikalleshi pas ndeshjes, teksa pa irritimin e shokut të ekipit.

Megjithatë inati i kishte zbritur edhe Serdar Gurler: “Janë gjëra që ndodhin në një familje. Në fushë, janë mëse normale këto reagime. Ne e përgëzuam njëri-tjetrin dhe u puthëm në faqe”, tha Gurler. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *