E bujshme/ Thomas Strakosha kërkohet nga “bosat” e futbollit në Europë, lëvizja drejt Premier League vjen në janar

Thomas Strakosha do të largohet nga Lacio në muajin janar. Gardianit shqiptar i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe nuk ka një gjuhë të përbashkët për rinovimin. Pas lënies në stol në sezonin e shkuar, Strakosha nuk u kthye titullar as me Sarrin. Por ky i fundit po e lë si zgjedhje të parë në Europa League, pasi në Serinë A është i padiskutueshëm Pepe Reina.

“The Sun” ka raportuar se Neëcastle do të jetë ekipi i ri i Strakoshës dhe se lëvizja do të kryhet në merkaton e janarit. Kjo do të jetë dëshirë e plotësuar për gardianin e Kombëtares që e preferon së tepërmi Premier League. Ndërkohë skuadra angleze do të përforcohet me emrat më të mirë pasi me pronarët e rinj, janë më të pasurit në futbollin e Europës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online