Juventusi po përmbyll një sezon të dështuar ku arritja më e madhe është kalimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë humbën edhe finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit me shifrat 2-4, teksa duheshin 120 minuta për të caktuar fituesin.
Ndërkohë trajneri i Juventusit, Alegri, ka marrë karton të kuq pas golit të Perisic që vulosi fitoren e Interit. Sipas “Il Messagero”, tërbimi i teknikut të bardhezinjëve ishte me stafin kundërshtar pasi nuk i pëlqyen gjestet e lojtarëve pas shënimit të golit të katërt. /Sport Ekspres/