Liverpool ka bërë realitet ëndrrën e tifozëve mbrëmjen e djeshme. Pas 30 vitesh pritje ekipi i Klopp ka arritur të sigurojë titullin kampion të Premier League. Një sezon fantastik, me “the reds” të pandalshëm, që me 23 pikë diferencë nga Manchester City kanë bërë të tyren trofeun aq shumë të dëshiruar.
Edhe pse masat e marra nga qeveria britanike për të mos lejuar tifozët në stadiume, nuk i ka ndalur këta të fundit të festojnë titullin kampion. Mijëra tifozë kanë pushtuar sheshet dhe janë mbledhur përreth “Anfield”, ku kanë ndezur atmosferën dhe kanë kënduar së bashku në atë ditë që do mbetet gjatë në kujtesën e tyre. Emocionet e falura nga futbolli kalojnë çdo limit dhe nuk mund t’i ndalë as kjo pandemic që ka pushtuar globin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/