Çekia ka bërë befasinë ditën e sotme, teksa ka eliminuar Hollandën nga Kampionati Europian. Një humbje 0-2 i dërgon tulipanët në shtëpi, pavarësisht se shiheshin favoritë për të kaluar në çerekfinale. Por fusha e lojës tregoi një fytyrë tjetër të portokallinjve. Skuadra e De Bur u shpërfytyrua e gjitha pas daljes së De Ligt me karton të kuq.
Çekia i jep leksione holandezëve me golin e dytë të realizuar. Holesh merr vrullshëm një top, duke lënë në vend kapitenin Vajnaldum dhe Dumfris, teksa kalon pa problem përmes të dyve për të dhënë më pas asistin e golti për Shik. Si Dumfris ashtu edhe Vajnaldum kanë qenë dy prej futbollistëve më të spikatur të Hollandës në fazën e grupeve, por sot ishin protagonist të një gabimi që nuk do të pranohej as te moshat e Kombëtares së tyre, e aq më tepër në një ndeshje të 1/8-ve të Europianit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1409205723662278656