VIDEO/ Dështoi në krye të Holandës, fjalët e Murinjos për De Bur bëhen virale: Me të mëson si të humbësh

Frenk De Bur mori drejtimin e Holandës pas dorëheqjes së Kuman, i cili u ul në krye të Barcelonës. Por 51-vjeçari nuk arriti të dërgonte në nivelin tjetër punën e lënë përgjysmë nga kolegu i tij. De Bur dështon në krye të tulipanëve dhe eliminohet nga Çekia në 1-8 e Kampionatit Europian, ndërsa menjëherë pas nedeshjes bëhen virale fjalët e thëna nga Zhoze Murinjo. Portugezi ka dhënë një deklaratë në kohën kur drejtonte Mançester Junajtid, ku thumbon trajnerin holandez.

“Lexova diçka nga trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, Frenk De Bur. Shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola. Thoshte se nuk është mirë për Markus Rashford të ketë një trajner si mua pasi gjëja më e rëndësishme për mua është fitorja. Po të ishte stërvitur nga De Bur do kishte mësuar si të humbte. Sepse ka humbur çdo ndeshje”, ishin fjalët e Murinjos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FutbolBible/status/1409208867012202498

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online