VIDEO/ Njeriu që i mungonte Gjermanisë! Krosi tregon mentalitetin gjerman, ndërhyrja që tregon se nuk njeh shok ekipi dhe miqësore

Gjermania luajti sot miqësoren e parë për këtë muaj, të cilën e fitoi me shifrat 0-2 kundër Francës. Nga minuta e parë në fushë ishte edhe Toni Krosi, rikthimi i bujshëm i “pancerave”. Mesfushori i Realit ishte pikërisht njeriu që i mungonte Gjermanisë prej kohësh.

Krosi tregoi autoritet në mesin e fushës, ndërsa që në sekondat e para dha një asisit fantastik, që pasoi me golin e Virtcit. Luftarak dhe i imenjuar në maksimum, lojtari 34-vjeçar dëshmoi sot mentalitetin gjerman. Ndeshje miqësore apo ndeshje zyrtare, pak rëndësi ka për të. Ndërhyrja ndaj Çuamenit në minutën e 60 e vërtetoi diçka të tillë. Pavarësisht se janë shokë skuadre te Reali i Madridit, Kros nuk e kurseu as në një takim miqësor, megjithëse mund të rrezikonte edhe një dëmtim të francezit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/