VIDEO/ “Një vit mund dhe sakrificë”, Rama “qan” penalltinë e Jorgjit: Duhen 1 minutë e 20 për të ardhur një llaf në vesh

Ajo penallti e dhënë nga Enea Jorgji në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë ka lënë pas shumë polemika. Të kuqve u ikën titulli nga duart një javë përpara përfundimit të kampionatit falë kësaj penalltie që ka sjellë edhe irritimin në kampin kryeqytetas. Pas presidentit Gaz Demi, është drejtori teknik, Olsi Rama, ai i cili zgjedh llogarinë e tij në “Instagram” për të reaguar mbi këtë rast.

“Një vit mund, sakrificë, lodhje, nerva, stres…dhe duhen 1 minutë e 20 sekonda për të ardhur një llaf në vesh e për të hedhur në erë çdo gjë”, janë fjalët me të cilat Olsi Rama “qan” atë penallti të akorduar nga Enea Jorgji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Rama (@rama.olsi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *