Kanë përfunduar dy sfidat e fundit të javës së 10 në “Abissnet Superiore”. Kukësi është hkamarrë ndaj Egnatias për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Verilindorët kanë mposhtur ekipin e Maganit me rezultatin 2-0. Basha zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa më pas ishte Milunoviç ai që shënoi vulosi fitoren në minutat e fundit të kohës së rregullt. Skuadra e Longos merr kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke shkuar vetëm 1 pikë larg Tiranës kryesuese.
Ndërkohë në krahun tjetër edhe Dinamo ka marrë tre pikët. Nëndetësja kryeqytetase ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga një supergol i Ibrahimit, i cili tregon klasin e tij nga goditja e dënimit. Shkëmbi mund të marrë frymë i qetë pas fitores së sotme, teksa në rast të një rezultati negativ situata e Dinamos mund të ndërlikohej./Sport Ekspres/
LIVE, Kukësi-Egnatia 2-0 Basha 53′, Milunovic 84′
Kukësi: Tafas; Ndreca, Lulaj, Hilaj, De Lukas, Sh. Taipi, Domi, Gj. Taipi, Milunoviç, E. Basha, Puntus
Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Teqja, Krivanjeva, Imeri, Iseni, Allmuça, Telushi, Xhekson, Cyrbja
LIVE, Dinamo-Kastrioti 1-0 Ibrahimi 65′
Dinamo: Bakaj; Maliqi, Sofranak, Imami, Siljanovski; Demiri, Ali Samake, Ibraimi, Gavazaj, Mihana; Çinedu
KASTRIOTI – Sali; Rami, Neziri, Prodani, Basha, Mëllugja, Husein, Kodra, Onanuga, Greca, Okebugu