Transferta austriake nuk ka nisur aspak mirë për kampionët në fuqi të Champions League. Vetëm 4 minuta kanë mjaftuar që makthi i çdo sulmuesi të thyhet. Një shqiptar ka befasuar Bajernin e Mynihut pa nisur ende mirë loja, teksa Mërgim Berisha ka tundur rrjetën e mbrojtur nga Manuel Nojer.
Me një diagonal brenda zonës, talenti shqiptar ka zhbllokuar shifrat e takimit, duke i dhënë avantazhin Salzburgut. Megjithatë mbeten ende shumë minuta lojë përpara për të dhënë verdiktin final të kësaj sfide. Kujtojmë se ky është goli i 2-të për Berishën në Champions League për këtë sezon, pasi i ka shënuar më parë edhe Atletikos së Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/BR_Goal/status/1323718341496885257