VIDEO/ Një penallti dhe 4 gola të shënuar në ndeshjen e arbitruar nga Xhaja, Hungaria shtyn festën e kualifikimit në Europian

Ka përfunduar me rezultatin 2-2 përballja e sotme mes Lituanisë dhe Hungarisë. Një përballje e vlefshme për grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Europian, e cila është arbitruar nga një trupë shqiptare arbitrash, e kryesuar nga Juxhin Xhaja.

Lituanezët kanë befasuar Hungarinë në pjesën e parë të takimit. Cernych-i realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 20 të takimit, ndërsa Sirvys-i dyfishoi shifrat në minutën e 36. Hungaria reagon në pjesën e dytë të ndeshjes, falë një penalltie të akorduar në minutën e 67. Juxhin Xhaja drejtoi gishtin tregues nga pika e bardhë e 11 metrave, nga ku Szoboszlai arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Në pas ishte Varga ai që ktheu baraspeshën 2-2 në minutën e 82-të, çka do të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Hungaria shtyn kështu festën e kualifikimit për në Europian, pasi i nevojitet të paktën një pikë në dy ndeshjet e radhës në mënyrë që të presë biletën për në Gjermani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Lithuania [1] – 0 Hungary – Fedor ?ernych 20′ (great strike)
byu/Viriato181 insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online