VIDEO/ Një ndeshje e pazakontë, Taulant Seferi shënon në Zvicrën ku nuk duartroket askush

Taulant Seferi i ka dhënë fund periudhës së gjatë pa tundur rrjetën, teksa ka arritur të provojë sërish shijen e golit. Talenti shqiptar ka arritur të shënojë në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Xamax zhvilloi me Grasshoppers. Duke qenë se kampionati zvicerian është pezulluar për shkak të koronavirusit, të dyja klubet kanë vendosur të luajnë një miqësore mes tyre, që sigurisht ka qenë me dyer të mbyllura për tifozët.

Ndërkohë ndeshja nuk ka pasur një format si ai i zakonshmi, teksa është luajtur me dy pjesë nga 60 minuta secila. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën kundërshtare që në minutën e 7 të ndeshjes, ndërsa e gjitha përfundoi në shifrat 4-2 për Xamax. Një sinjal pozitiv ky gol për Seferin, i cili nuk i ka pasur të mira marrëdhëniet me portën këtë sezon, ku numëron vetëm një gol në kampionat./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Elhamdulilah ?

A post shared by Taulant Seferi (@taulantseferi77) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online