Granit Xhaka është kthyer sërish në “Emirates Stadium”, por këtë herë si kundërshtar i Arsenalit. Mesfushori shqiptar është pritur në mënyrë të ngrohtë nga klubi me të cilin luajti për 7 sezone. Përpara fillimit të miqësores me Bayer Leverkusenit në tabelën elektronike të stadiumit u shfaq një fotografi e Xhakës me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve sërish”.
Në momentin kur Xhaka do të ndërrohej nga trajneri i Leverkusen, i gjithë stadiumi i Arsenalit u ngrit për ta duartrokitur, ndërsa Arteta vrapoi për ta përqafuar. Gjithashtu një tjetër moment i bukur ishte pas ndeshjes ku të gjithë lojtarët e Arsenalit po prisnin në radhë për të marrë një përqafim nga Graniti.
Praktikisht, Xhaka u trajtua si një legjendë te Arsenali. Një moment krenarie edhe për shqiptarët që i tregojnë botës edhe njëherë tjetër se nuk janë vetëm ata që shfaqen në kronikat e zeza të mediave europiane, por më së shumti janë ata të historive të suksesit dhe Granit Xhaka është një prej shembujve të pastër. /Sport Ekspres/