VIDEO/ Një kafe me vete për 9 golat e shënuara në 120 minuta, Ançeloti eliminon Murinjon mes dramës

Everton-Totenhem ishte ndeshja që dhuroi spektakël të vërtetë në mbrëmjen e sotme. Një përballje kjo e vlefshme për “FA Cup” atje ku ekipi i drejtuar nga ana e Ançelotit ka arritur që të kualifikohet më tej duke fituar në shifrat 5-4 pas 120 minutash të luajtura.

Miqtë kaluan menjëherë në avantazh me anë të Sanchez në minutën e 3, por në intervalin e minutave 36-43, Evertoni përmbysi gjithçka me Calvert-Leëin, Richarlison dhe Sigurdsson. Barazimi do të kthehej nga Lamela dhe dopieta personale e shënuar nga Sanchez, përpara se Richarlison të vendoste shifrat në 4-3. E kur pritej që drama të merrte fund, Harry Keane shënoi në minutën e 83 për të barazuar gjithçka.

Në minutat e shtesës, më saktësisht në të 97, Bernard do të lëshonte predhën në zonën kundërshtare duke ia bërë Lloris të pamundur që të reagojë. Ançeloti nuk ka ndërmend që të festojë në atë moment, teksa duke u përpjekur që të ftoh kafen në dorë, pret më kërshëri golin e radhës. Por këtë herë nuk do të kishte një tjetër realizim, me Evertonin që eliminon Totenhemin e Murinjos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *