Etapat janë bërë për t’i djegur Cepele! Debuton edhe me ekipin e parë të Hanoverit

Ramen Cepele është gjithmonë gati për t’i djegur të gjitha etapat. Mbrojtësi 17-vjeçar po ecën me hapa gjigandi, për të vendosur rekorde dhe për të fituar zemra. Kur trajneri Reja zgjodhi që t’i besonte këtij lojtari, shumëkush nxitoi të shprehej: “Çfarë i çmenduri që eksperimenton me Kombëtaren”.

Sigurisht, paragjykimet janë pjesë e pashmangshme për shqiptarët, të cilët më pas kanë parë sesi Cepele arriti të fitonte thuajse të gjitha duelet me sulmuesin e Lacios, Muriqin. Sa i përket aspektit të karrierës në klub, mbrojtësi 17-vjeçar zgjodhi që të largohet nga Interi për t’iu bashkuar të rinjve të Hanoverit.

Ideja ishte e qartë se në fillim Cepele duhej të tregonte aftësitë me të rinjtë, për të fituar më pas besimin e ekipit të parë. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe lojtari shqiptar ka debutuar gjatë ditës së sotme në stërvitje me skuadrën e parë të Hanoverit. Një shenjë e qartë se tregon se nuk do të vonojë së tepërmi edhe debutimi në fushën e lojës me këtë fanellë, në një vend si Gjermania që i pret gjithmonë “krahëhapur” talentet. Sepse në fund të fundit, futbolli nuk kërkon kartën e identitetit… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online