VIDEO/ Një ish-kuqezi bën me zemër Milanin, “djalli” shpëton nga humbja prej… mbrojtësit të panjohur

Milani këtë sezon nuk po njeh humbje në Serie A. Pavarësisht se Xhenoa i shkoi shumë pranë fitores, në fund arriti të merrte vetëm një pikë ndaj fantastikëve të Piolit. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-2, por kuqezinjtë kanë ndjerë vështirësinë që sa vjen e shtohet javë pas jave. Matia Destro ndëshkoi “djajtë” menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Kalabria barazoi sërish shifrat.

Mirëpo ish-sulmuesi i Milanit kishte u kthye në një makth dhe në minutën e 60 të takimit kalon sërish Xhenoan në avantazh, duke bërë me zemër ekipin e Piolit. Me kalimin e sekondave presioni shtohej për kuqezinjtë, që qetësinë e gjetën vetëm 7 minuta larg fundit të kohës së rregullt.

Një mbrojtës i panjohur për tifozët ishte ai që shpëtoi “djajtë” nga humbja. Lojtari 20-vjeçar, Kalulu, tundi rrjetën gjatë një goditjeje nga këndi, duke e nxjerrë kështu skuadrën e tij me një pikë nga kjo transfertë. Kalulu u transferua te Milani nga Lioni dhe sot ishte vetëm paraqitja e tij e 3-të me ekipin italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/tmiiw_/status/1339322409740996610

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *