Pas 16 javëve kampionat, Napoli ka marrë humbjen e tij të parë. Të kaltrit kanë dalë të mposhtur nga “San Siro”. Interi fiton me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje që ishte mjaft argëtuese për sytë e tifozëve.
Mjaftoi i një hutim i Rrahmanit në mbrojtje në minutën e 56 që Xheko t’i shpëtonte mbulimit në zonë dhe të shtynte me kokë topin në rrjetë. Interi merr kështu tre pikët dhe ndez garën për titull. Tashmë, zikaltrit, Juventusi dhe Milani ngushtojnë diferencat me Napolin dhe janë në garë për të fituar “skudeton” këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/