VIDEO/ Një gol që të kujton Sadikun në Europian, një mbrojtës i jep fitoren Juventusit në minutën e 96

Juventusi ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Një ndeshje aspak e lehtë ajo kundër Veronës, e cila u vendos në minutën e 96. Bardhezinjve iu anulluan dy gola nga sistemi VAR, duke e ndërlikuar më tepër sfidën për ta.

Megjithatë “Zonja e Vjetër“ nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit. Përpjekja u shpërblye në minutën e 96, atëherë kur Kambiaso e dërgoi topin në rrjetë. Një gol që për nga aksioni të kujton atë realizim të Sadikut në Euro 2016, kur Shqipëria mori fitoren e parë në këtë kompeticion. Juventusi tashmë shkon në krye të Serisë A, megjithëse ka zhvilluar një ndeshje më tepër se Milani dhe Interi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online