Juventusi ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Një ndeshje aspak e lehtë ajo kundër Veronës, e cila u vendos në minutën e 96. Bardhezinjve iu anulluan dy gola nga sistemi VAR, duke e ndërlikuar më tepër sfidën për ta.
Megjithatë “Zonja e Vjetër“ nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit. Përpjekja u shpërblye në minutën e 96, atëherë kur Kambiaso e dërgoi topin në rrjetë. Një gol që për nga aksioni të kujton atë realizim të Sadikut në Euro 2016, kur Shqipëria mori fitoren e parë në këtë kompeticion. Juventusi tashmë shkon në krye të Serisë A, megjithëse ka zhvilluar një ndeshje më tepër se Milani dhe Interi./Sport Ekspres/
??| GOAL: SCENES AS CAMBIASO HAS WON IT FOR JUVENTUS IN THE 97TH MINUTE.
Juventus 1-0 Hellas Verona
— CentreGoals. (@centregoals) October 28, 2023