Gjilani ka fituar me një rezultat tenistik ndaj Besës, duke i mposhtur këta të fundit me shifrat 5-1. Protagonist në këtë takim ishte edhe një ish-futbollist i Superiores, Arbër Çyrbja, cili hapi serinë e golave me një realizim të gjithin për tu shijuar.
Ish-lojtari i Teutës ka marrë një krosin të ulët në hyrje të zonës, dhe nuk e mendon dy herë të shënjestrojë portën. Gjysmë-roveshata e Çyrbjas ndalet në rrjetë, duke dhuruar kështu një gol për “kornizë”, të rrallë për kampionatin e Kosovës si dhe atë të Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pamjet e siguruara nga “Indeksonline“: