VIDEO/ Një gol fantastik nga goditja e dënimit shpëton Juventusin, “zonja e vjetër“ vuan kundër Kremonezes

Juventusi ka marrë një fitore me shumë vuajtje kundër Kremonezes. “Zonja e vjetër” fitn me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një goli në minutat shtesë. Kremoneze ka bërë një paraqitje pozitive ndaj bardhezinjve, duke flirtuar edhe me golin. Fillimisht, Valeri, në minutën e 15, e ka dërguar topin mbi kokën e Sheznit dhe e ka ndalur në rrjetë, por arbitri i anullon golin për pozicion jashtë loje. Kremoneze i shkon fare pranë kalimit në avantazh në pjesën e dytë, por është shtylla ajo që i mohon golin.

Ndërkohë shpëtimtari i Juventusit ishte Miliku, i cili ekzekuton në mënyrë fantastike një goditje dënimi në minutën e 91-të, duke e ndalur topin në rrjetë. Kaq mjaftoi që bardhezinjtë të dilnin me tre pikët nga stadiumi, duke shkuar në 34 pikë të grumbulluara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online