Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore për takimin kundër Suedisë. Kuqezinjtë janë stërvitur në stadiumin “Friends Arena”, që pritet të ketë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh mbrëmjen e nesëme. Mbështjetja nga tifozët nuk ka munguar as në stërvitje.
Në tribunën pas portës është shpalosur një flamur kuqezi, si për të motivuar më tepër lojtarët në stërvitjen e tyre të fundit për ndeshjen. Kujtojmë se miqësorja kundër Suedisë do të luhet në Stokholm, duke nisur nga ora 19:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/