Sikur të mos mjaftonte një kundërshtar si Spanja përballë, Shqipëria duhej të bënte edhe kundër disa vendimeve të diskutueshme të arbitrit. Më veçanërisht për rastin në pjesën e parë kur pati një tërheqje dhe rrëzim në zonë dhe lojtarët kuqezinjë kërkuan për penallti.
Ndërkohë goli i dytë i Spanjës ishte në pozicion jashtë loje. Përsëritjet e pamjeve e tregojnë qartë se Jordi Alba është më i avancuar se linja e mbrojtjes kuqezi, duke dhënë pasimin për te Olmo që do të gjente rrjetën me super golin. /Sport Ekspres/