VIDEO/ Një 19-vjeçar i mohon rekordin botëror, Ronaldo bën habinë dhe godet kundërshtarin me shuplakë

Portugalia e ka mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë kundër Irlandës. Rezultati mund të ishte në favor të luzitanëve, por Ronaldo gabon nga pika e bardhë e 11 metrave. Ishte një portier 19-vjeçar ai që i mohoi golin e avantazhit dhe njëkohësisht edhe rekordin botëror për golashënuesin më të mirë për Kombëtare.

Por 5 herë fituesi i Topit të Artë bëhet protagonist edhe për një tjetër episode gjatë këtij takimi, ku ka shfaqur një fytyrë të panjohur si asnjëherë më parë. Ronaldo fikson topin në tokë për të ekzekutuar një goditje dënimi, ndërsa një prej lojtarëve irlandez e largon sferën me këmbë. Kaq ka mjaftuar për të acaruar yllin portugez, i cili habit me veprimin e tij dhe godet me shuplakë në trup kundërshtarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *