VIDEO/ Nis sprintin që nga mesfusha dhe driblon edhe portierin, Xhakomo Vrioni shënon golin e fitores për New England Revolution

New England Revolution ka mposhtur me rezultatin 2-1 Atlanta United-in. Goli i parë u shënua që në minutën e 4-t, ndërsa nuk vonoi shumë edhe goli i dytë. New England Revolution niset me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 9 të ndeshjes. Vrioni nis sprintin që nga mesfusha dhe pasi shërbehet nga shoku i tij i skuadrës, driblon edhe portierin për të shënuar më pas me portën e zbrazët.

Ky është goli i 5-të sezonal për sulmuesin shqiptar, i cili gjithashtu ka dhuruar edhe një asist. Ndërkohë Atlanta United tund rrjetën në minutën e 93-të, por goli vlen vetëm për statistikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *