VIDEO/ Nga vërshëllimat që i sollën turpërimin më të madh, te dashuria e argjentinasve! Tifozët rrethojnë restorantin ku po darkonte Mesi

Lionel Mesi është kthyer në Argjentinë pas pushimit të kampionateve për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Argjentinasi ka kaluar nga “ferri” në “parajsë” brenda pak ditëve. Në fundjavë “pleshti” përjetoi një nga turpërimet më të mëdha në karrierë, teksa vetë tifozët e PSG-së e vërshëllyen në momentin që emri i tij u shqiptua nga zëdhënësi i stadiumit.

Mjaftojnë pak ditë dhe Mesi ka kaluar nga vërshëllimat e sikletshme në dashurinë e madhe të argjentinasve. 7 herë fituesi i Topit të Artë ishte duke darkuar në një restorant dhe një numër shumë i madh tifozësh e kanë rrethuar për të parë nga afër lojtarin e tyre të preferuar, kapitenin që pak muaj më parë i solli trofeun e Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online