Lionel Mesi është kthyer në Argjentinë pas pushimit të kampionateve për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Argjentinasi ka kaluar nga “ferri” në “parajsë” brenda pak ditëve. Në fundjavë “pleshti” përjetoi një nga turpërimet më të mëdha në karrierë, teksa vetë tifozët e PSG-së e vërshëllyen në momentin që emri i tij u shqiptua nga zëdhënësi i stadiumit.
Mjaftojnë pak ditë dhe Mesi ka kaluar nga vërshëllimat e sikletshme në dashurinë e madhe të argjentinasve. 7 herë fituesi i Topit të Artë ishte duke darkuar në një restorant dhe një numër shumë i madh tifozësh e kanë rrethuar për të parë nga afër lojtarin e tyre të preferuar, kapitenin që pak muaj më parë i solli trofeun e Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The scenes in Argentina outside a restaurant where Messi was having dinner at ??
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) March 21, 2023