Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë ndaj Hungarisë. Djaloshi i artë vendosi historinë e takimit me golin e shënuar në minutat e fundit, falë aftësive individuale. Ndërkohë në intervistën e dhënë për Ora News me Drilon Xhepollarin, sulmuesi i Southampton u shpreh se ndihej nervoz në stol me mungesën e besimit nga Reja.
“Jam shumë krenar për fanellën dhe ekipin. Kemi marrë tre pikët, kjo ishte më e rëndësishmja. Performanca jonë ishte e nivelit shumë të lartë. Kur vjen nga ekipi i madh, njerëzit presin shumë prej teje, është normale. Jam shumë i kënaqur që i dhashë fitoren e parë Shqipërisë. Isha me nerva që nuk luajta ndaj Polonisë dhe që nuk e nisa titullar me Hungarinë. Por ky është futbolli, duhet të jesh i qetë dhe me mendjen e freskët, për të pritur momentin”, tha Broja. /Sport Ekspres/